Ministri Armend Mehaj udhëtoi për vizitë zyrtare në ShBA

Aktuale

Ministri Armend Mehaj udhëtoi për vizitë zyrtare në ShBA

Më: 12 maj 2022 Në ora: 10:11
Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj mbrëmë ka udhëtuar për vizitë zyrtare dyditëshe në ShBA.

Me këtë rast, Mehaj, së bashku me kryeministrin, Albin Kurti, përveç tjerash, do të priten nga autoritetet më të larta shtetërore politike dhe ushtarake të Shtetit të Iowa-s.

Republika e Kosovës dhe shteti i Iowa-s, kultivojnë partneritetin e ngushtë ndërshtetëror tashmë mbi një dekadë.

Ndërsa, vizita përkatëse është në funksion të forcimit të mëtejmë të këtij partneriteti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat