Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, ka paraqitur personalisht aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Këtë e bëri të ditur Sharr Jakupi, nga kabineti i saj.
Kjo zyrtarizon edhe aplikimin e Kosovës në KE.
🇽🇰 DPM/FM @gervallaschwarz just finished her meetings at the CoE, where she submitted the application in person.
— Sharr Jakupi (@sharrjakupi) May 12, 2022
I can confirm: The Government of the Republic of Kosova officially applied for full membership in the Council of Europe. pic.twitter.com/qdMAXjJ38u
Këshilli i Evropës është organizata më e vjetër ndërqeveritare në Evropë që për qëllim kryesor ka sigurimin e bashkëpunimit dhe unitetit ndërmjet anëtarëve të saj në lëminë e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit.
Të drejtat e njeriut dhe liritë elementare janë të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e cila ka ngërthyer në vete edhe konventat e Këshillit të Evropës, duke përfshirë Deklaratën e Përgjithshme të të Drejtave të Njeriut dhe Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Elementare dhe Protokollet e saj.