Kryetari i AAK-së e ka quajtur lajm të mirë për vendin aplikimin zyrtar të Kosovës në Këshillin e Europës.
Haradinaj ka shkruar se është jetike që BE-ja tani t’i hapë dyert Kosovës për proceset integruese.
“Aplikimi sot i Kosovës në Këshillin e Evropës, është lajm i mirë për vendin. Është jetike për ne që Bashkimi Evropian t’ia hapë dyert Kosovës në proceset integruese duke liberalizuar vizat fillimisht dhe duke i dhënë Kosovës statusin e kandidatit. Kosova natyrshëm është pjesë e familjes evropiane”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë
Perspektiva evropiane e Kosovës është e pa alternativë. Si vend kemi ecur para drejt përmbushjes së kritereve të përcaktuara nga Bashkimi Evropian dhe kemi marrë notat më të larta në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit tash e sa vjet.
Aplikimi sot i Kosovës në Këshillin e Evropës, është lajm i mirë për vendin.
Është jetike për ne që Bashkimi Evropian t’ia hapë dyert Kosovës në proceset integruese duke liberalizuar vizat fillimisht dhe duke i dhënë Kosovës statusin e kandidatit.
Kosova natyrshëm është pjesë e familjes evropiane!