Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas aplikimit të Kosovës në Këshillin Evropian.
Pacolli tha se kjo është një kërkesë legjitime e cila më në fund i hap dyert edhe qytetarëve të Kosovës qasje juridike në instanca evropiane për të drejtat e njeriut, zhvillimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit.
Ai theksoi se Serbia nuk ka pse të jetë kundër kësaj, pasi që anëtarësimi i Kosovës në KE, nuk e dëmton asnjë shtet, madje as Serbinë.
Postimi i plotë:
Jam i lumtur që Kosova sot aplikoj për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Një kërkesë legjtime e cila më në fund i hap dyert edhe qytetarëve të Kosovës qasje juridike në instanca evropiane për të drejtat e njeriut, zhvillimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit.
Serbia nuk ka pse të jetë kundër kësaj, pasi që anëtarësimi i Kosovës nuk e dëmton asnjë shtet, e as Serbinë në këtë rast. Nuk shoh asnjë arsye pse dikush do të kundërshtonte këtë iniciativë. Urime!.