Krasniqi reagon për aplikimin e Kosovës në KiE: Si opozitë do ta mbështesim këtë proces

Aktuale

Krasniqi reagon për aplikimin e Kosovës në KiE: Si opozitë do ta mbështesim këtë proces

Më: 12 maj 2022 Në ora: 15:24
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e ka quajtur hap të duhur aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Aplikimi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës është hap i duhur për të cilin s’do të duhej të kishte pasur hamendësim dhe të cilin e kemi kërkuar të ndodhë sa më parë”, ka deklaruar Krasniqi.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se e përshëndesin këtë nismë dhe si opozitë do ta mbështesin në të gjithë hapat e ardhshëm këtë proces.

“E përshëndesim këtë nismë dhe si opozitë do ta mbështesim në të gjithë hapat e ardhshëm këtë proces, në mënyrë që kjo objektivë shtetërore e shoqërore të realizohet sa më parë”, u shpreh Krasniqi.

Ai ka shtuar se ky proces i hap perspektivë të re institucioneve të Kosovës.

“Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, jo vetëm që e ofron Kosovën me vlerat demokratike evropiane, por i hapë perspektivë të re dhe shumë të nevojshme institucioneve të Kosovës, qytetarëve dhe shoqërisë tonë në përgjithësi”, ka shkruar Krasniqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat