Profesori shqiptar në Universitetin e Parisit, Nezir Kraki ka reaguar ashpër ndaj një postimit të kryeministrit shqiptar, Edi Rama.
Rama postoi fotografi nga darka formale që e mbajti me shefin e diplomacisë evropiane Josep Borrell dhe liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor.
Ai aty shihet krah për krah me Dodikun dhe Vuçiqin, ndërsa, ministrja e Kosovës, Donika Gërvalla u la anash në fund.
Kraki tha se Gërvalla nuk u respektua fare.
“Një grua prezente, ministre e jashtme e Kosovës, është lënë anash, pa u respektu as nga Borell proserbi, as nga Ed antikosovari. Idiota që të dy!”, shkroi Kraki në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Edi Rama në foton familjare në mes dy vëllezërve.
Një grua prezente, ministre e jashtme e Kosovës, është lënë anash, pa u respektu as nga Borell proserbi, as nga Ed antikosovari. Idiota që të dy!
![Image](/media/botasot.info/images/2022/May/12/auto_43321652363539.jpg)