Sot Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Ky aplikim u prit mirë nga pozita e opozita, derisa deputeti i VV-së, Haki Abazi, ka bërë të ditur se për aplikimin e Kosovës në KE është gëzuar edhe nëna e tij.
“Edhe nëna është e gëzuar për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Gëzuar e mbarë shkoftë”, shkroi Abazi.
Tani, anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës varet nga votimi i Komitetit të Ministrave