Hoxhaj: Qeveria ka mbështetjen time për aplikim në Këshill të Evropës

Aktuale

Hoxhaj: Qeveria ka mbështetjen time për aplikim në Këshill të Evropës

Më: 12 maj 2022 Në ora: 17:22
Enver Hoxhaj

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Enver Hoxhaj, ka thënë se është mirë që Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Tutje, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Hoxhaj ka thënë se qeveria ka mbështetjen e tij të plotë.  

“Është mirë që Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga opozita, qeveria ka mbështetjen time të plotë dhe ftoj të gjithë miqtë e mi në Asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës, të mbështesin pranimin tonë.”, ka shkruar Hoxhaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat