Kur mund të pranohet Kosova në Këshillin e Europës? Ish-ambasadori e jep një datë

Aktuale

Kur mund të pranohet Kosova në Këshillin e Europës? Ish-ambasadori e jep një datë

Më: 12 maj 2022 Në ora: 18:00
Edon Cana

Ish-ambasadori Edon Cana beson se për një vit, Kosova mund të jetë anëtare e Këshillit të Europës.

“Unë mendoj që nëse nuk ka vonesë, mund të jemi anëtar në maj të vitit të ardhshëm; nëse nuk ka vonesa”, tha ai.

Ai tha se Kosova i ka votat e nevojshme për t’u bërë anëtare e kësaj organizate ku aplikoi sot.

Sipas tij, Kosova i ka pasur votat për anëtarësim që në vitin 2013, por tha se “disa shtete mike të Kosovës na kanë ndaluar”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat