Shqipëria kundër rezolutës që dënon gjenocidin në Srebrenicë/ Reagon Gashi: Ja si e quan refuzimin

Aktuale

Shqipëria kundër rezolutës që dënon gjenocidin në Srebrenicë/ Reagon Gashi: Ja si e quan refuzimin

Nga: A.SH Më: 12 maj 2022 Në ora: 19:05
Shkëlzen Gashi

Kuvendi i Shqipërisë ka refuzuar të enjten kërkesën e një deputeti të opozitës për të shqyrtuar dhe mbështetur një rezolutë që dënon krimet e kryera nga forcat serbe në Srebrenicë në vitin 1995 si gjenocid.

Për këtë ka reguar analisti politik, Shkëlzen Gashi i cili këtë refuzim e quajti super skandal.

Postimi në Facebook:

Merreni me mend: deri edhe vet Parlamenti i Sërbisë, më 30 mars 2010 ka miratuar një rezolutë që e dënon masakrimin e më shumë se 7 mijë boshnjakëve në Srebrenicë, e Parlamenti i Shqipërisë paska refuzuar sot miratimin e një rezolute që dënon gjenocidin në Srebrenicë. Ky refuzim është ekstra ultra super skandal.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat