​Konjufca: Zhvillimet e fundit krijuan situatë të favorshme për aplikim në KiE

Aktuale

​Konjufca: Zhvillimet e fundit krijuan situatë të favorshme për aplikim në KiE

Më: 12 maj 2022 Në ora: 21:01
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca e ka quajtur lajm të mirë aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ai në një intervistë për RTKLive ka thënë se ka pasur përpjekje edhe më herët për anëtarësim në KiE, por zhvillimet e fundit krijuan një situatë më të favorshme për aplikim.

“Aplikimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës është një lajm shumë i mirë për Kosovën. Këshilli i Evropës ka qenë edhe përpjekje e qeverive të kaluara, por tash është një tjerë atmosferë për shkak të ndryshimeve në Kosovë e deri tek ato ndërkombëtare. Tash është krijuar një momentum për Kosovën”, ka thënë ai.

Konjufca tha se Serbia nuk do të lë gurë pa lëvizur për të mos lejuar pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat