Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se nuk edi se pse Thaçi dhe Veseli nuk kanë pranuar të takohen me të kur ajo kishte bërë kërkesë që t’i takonte në Hagë
“Pse nuk me kanë takuar une nuk edi, unë e kam obligim që të bëjë kërkesë që t’i takojë , më kanë treguar nga stafi që nuk i janë përgjgjur kërkesës për takim”, ka thënë ajo.
Ministrja Haxhiu po ashtu ka folur edhe për anëtarsimin në Këshillin e Evropës të Kosovës ku ajo tha se e Kosova është më se e vetëdijshme për rolin destruktiv të Serbisë në këtë proces.
Ndërsa për deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq ajo tha se nuk kanë qenë aspak befasuese sepse tashmë, ajo pretendon që Kosova është familjarizuar me një veprim të tillë nga ana e Serbisë.
“Jemi të vetëdijshëm për rolin destruktiv të Serbisë”, ka thënë Haxhiu, gjersa ka shtuar se pavarësisht veprimeve të pritshme të Serbisë, Kosova duhet të fuqizojë pozitën e saj ngase nuk është parë asnjëherë më serioze sesa tani, është shprehur ajo.