Profesori i Oxfordit: Pavarësisht protestimit së Serbisë, Kosova është e pajisur mirë për t’u bashkuar me KiE-në

Aktuale

Profesori i Oxfordit: Pavarësisht protestimit së Serbisë, Kosova është e pajisur mirë për t’u bashkuar me KiE-në

Më: 12 maj 2022 Në ora: 23:26
Ndërtesa e Këshillit të Evropës, Strasburg, Francë.

Republika e Kosovës të enjten ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Aplikimin në selinë e Këshillit të Evropës, në Strasburg, e ka bërë ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla.

Lidhur me këtë, ka folur profesori i Universitetit të Oxfordit, Samuel Ramani.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, është shpehur optimist se Kosova mund të bëhet pjesë e KiE-së.

Ramani shpjegon se 46 vendeve anëtare në këtë organizatë, 34 e njohin Kosovën.

E sipas tij, për tu pranuar në KiE, duhen 31 vota.

“34 nga 46 anëtarë të Këshillit të Evropës e njohin pavarësinë e Kosovës”.

“31 kërkohen për të miratuar anëtarësimin e Kosovës. Pavarësisht nga protestat e Serbisë, Kosova është e pajisur mirë për t’u bashkuar”, shkroi Ramani.

Ndryshe, Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë, me seli në Strasburg të Francës.

Këshilli mbron lirinë e shprehjes dhe të mediave, barazinë dhe minoritetet në vendet anëtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat