Ministrja e Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla, e ka dorëzuar aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës gjatë ditës së enjte.
Kjo ka ngjallur reagimet të shumta në Serbi, veçanërisht tek presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Gazetari dhe korrespodenti nga Beogradi Idro Seferi, tha se Serbia ka tentuar që ta mbajë Kosovën që të mosanëtarësohet në institucionet ndërkombëtare.
“Serbia ka tentuar që ta mbajë brenda kornizës Kosovën që mos të anëtarësohet në institucionet ndërkombëtare dhe kjo ka qenë arsyeja që është ulur ai tentimi për të lobuar kundër Kosovës. Natyrisht që kjo nuk i leverdis politikisht Vuçiqit, por ka nga të dyja ngapak, pak është reagim shtetëror i pritur për nevojat e brendshme”.
“Ndërkaq pjesa tjetër është për shkak t’i ndikojë bisedimet, sepse mund të përshkallëzojë situatën edhe më shumë në Bruksel. Dhe nëse ka çnjohje atëherë do të bënte hapa mbrapa nga arritja e marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë”.