Ka ndërruar jetë në moshën 74 vjeçare, Nexharije Ajeti nëna e gazetarit të vrarë 17 vite më parë të gazetës “Bota sot” Bardhyl Ajetit.
Varrimi i nënës Nexharie do të bëhet gjatë ditës së sotme në kohën e ikindisë.
Nëna Nexharije vdiq pa e marr vesh se kush ia mori jetën djalit të saj Bardhylit në moshën më të mirë.
Bardhyli ishte shumë i ri, kur një dorë e zezë e porositur nga klanet keqbërëse të pasluftës ia mori jetën vetëm pse ai e donte dhe e shkruante të vërtetën pa iu trembur syri asnjëherë.
Bardhyl Ajeti u qëllua me armë zjarri rrugës duke shkuar në shtëpi, në Bresalc të Gjilanit me 3 qershor të vitit 2005.
Pas disa ditësh ai ndërroi jetë në Milano të Italisë, atje ku e kishin dërguar për t’u shëruar. plagët ishin aq të rënda dhe Bardhyli nuk mundi t`u mbijetonte.
Nëna Nexharije, vdiq duke pritur drejtësi për vrasjen e djalit të saj.
Për fat të keq drejtësia mungon si për vrasjen e Bardhylit, ashtu edhe për shumë vrasje të tjera politike që ndodhën para gjatë dhe pasluftës në Kosovë.
Pa dyshim se këtu lind pyetja: Edhe sa familjarë do të vdesin duke pritur drejtësi?!