Veprimtari dhe analisti shqiptar që jeton në SHBA, Binak Maxharraj e ka komentuar aktakuzën e ngritur ndaj ish ministres Dhurata Hoxha për keqpërdorim të detyrës zyrtare, shkruan "Bota sot".
Maxharraj në një postim në Facebook, ka shkruar se Dhurata Hoxha akuzohet se ka keqpërdorur detyrën e saj zyrtare duke lidhur kontratë me një kompani lobuese për ndarjen e Kosovës.
Por, sipas Maxharrajt, ish ministrja ka vepruar me urdhra nga lart dhe jo e vetme.
Postimi i plotë:
Ngritet aktakuza kunder ministres dhurata hoxhA.
Ish-ministrja Dhurata Hoxha ka kryer vepër peneale duke i zbatuar "urdhrat nga lartë". Kush qëndron prapa këtyre urdhrave
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj ish-ministres së Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha.
Hoxha dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’.
Ish-ministrja ne Ministrinë e Integrimeve Evropiane ka bërë kontratë me kompaninë "Majorelle PR & Events" që të lobojë për ndarjen e Kosovës me Serbinë se cilës edhe i janë paguar shuma të majme nga taksapaguesit e Kosovës.
Jam i bindur se Dhurata Hoxha nuk e ka pasur kurajën e as guximin që një veprim të këtillë të bëje me kokë më vete.
Gjatë gjykimit ish-ministrja Dhurata Hoxha duhet te jetë transparente të tregoj qartë se kush qëndron pas saj për te kryer një akt të këtillë tradhtie ndaj Kosovës për lobim për ndarjen e Kosovës pasi që ajo jam i bindur se nuk e ka bërë vetë por veç i ka zbatuar urdhrat "nga lartë".
Pra, ish-ministrja Dhurata Hoxha e ka për obligim ligjor dhe duhet te tregoi se kush qëndron prapa atyre "urdhrave nga Lartë".