Aplikimi i Kosovës në KE “hallakatë” Serbinë: Vuçiq mbledh Këshillin e Sigurisë

Aktuale

Aplikimi i Kosovës në KE “hallakatë” Serbinë: Vuçiq mbledh Këshillin e Sigurisë

Nga: F.B. Më: 13 maj 2022 Në ora: 10:12
Foto ilustrim

Presidenti i Serbisë Vuçiq do të kryesojë sot mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të thirrur me rastin e paraqitjes së kërkesë së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Mbledhja mbahet në ndërtesën e presidencës në ora 11.00 pas të cilës nuk pritet adresimi para medieve, por vetëm kumtesë.

Më herët Vuçiq pat paralajmëruar se Kosova do paraqes kërkesën për pranim në KE, që ndodhi dje, po Vuçiq ka theksuar se “Nuk do të jetë lehtë, atyre që mendojnë të bëjnë presion edhe të na shantanzhojnë”.

Lidhur me kërkesën për anëtarësim në KE nga Kosova, pasi Federata Ruse ka braktis KE për të mos u përjashtuar pas operacioneve në Ukrainë, Vuçiq paralajmëroi përgjigje të ashpër.

Në adresimin për media me 6 maj, pas takimit të mbajtur në Berlin dhe bisedës me kryeministrin Kurti e të dërguarin Lajçak, ai paralajmëroi aksionin për tërheqjen e njohjeve të Kosovës.

Po ashtu përmendi situatën e rënduar pas deklaratës së Putin lidhur me Kosovën, ku tha së Kosova është presedan që mund të aplikohet edhe në rastet e Krimesë, Donjeckut edhe Luhanskit, që ndikoi në rritjen e presionit të perëndimit ndaj Beogradit për njohjen e Kosovës.

“Njohja e Kosovës nga Serbia do i shërbente perëndimit si argument se ajo që ka ndodhur në Kosovë, nuk është njëjtë me atë që po ndodhë në Ukrainë sepse “Putin nuk ka marrëveshje”, tha Vu.

Vuçiq paralajmëroi mundësi që Serbia si përgjigje të insistoj se Prishtina ka shkel marrëveshjet e Brukselit edhe Uashingtonit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat