Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur në takim pune Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
U.D Kryeprokurori Kelmendi dhe Ministrja Haxhiu, biseduan për çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me fushën e drejtësisë penale, procesin e reformës në drejtësi si dhe identifikimin dhe tejkalimin e sfidave në sistemin e drejtësisë.
Po ashtu, ata shkëmbyen pikëpamje për vazhdimin e forcimit të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës, me theks të veçantë në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, dhunës në familje dhe trajtimin e rasteve të krimeve të luftës.
Në fund të takimit, palët kanë shprehur gatishmërinë e ndërsjellë për avancimin e bashkëpunimit ndër-institucional.