​Abdixhiku: Mbështetja e Gjermanisë ndaj Kosovës është jetike në proceset tona

Aktuale

​Abdixhiku: Mbështetja e Gjermanisë ndaj Kosovës është jetike në proceset tona

Më: 13 maj 2022 Në ora: 17:51
Pamje nga takimi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se mbështetja e Gjermanisë dhe Qeverisë së Kancelarit Scholz ndaj Kosovës, është jetike në proceset tona përpara.

Këto komente Abdixhiku i bëri pas takimit me të dërguarin special të Qeverisë Federale të Gjermanisë për vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin.

“LDK mbetet e përkushtuar ndaj partneritetit tashmë historik mes dy vendeve.

Lëvizja e lirë, anëtarësimi në organizata ndërkombëtare e vet procesi i dialogut, kanë për garancë një relacion të tillë”, ka shkruar ai në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat