Ambasadori britanik mirëpret aplikimin e Kosovës për Këshillin e Evropës

Aktuale

Ambasadori britanik mirëpret aplikimin e Kosovës për Këshillin e Evropës

Më: 13 maj 2022 Në ora: 20:09
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Nicholas Abbott

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Nicholas Abbott ka mirëpritur synimin e Kosovës për t’iu bashkuar Këshillit të Evropës, ku aplikoi dje.

Abbott ka thënë se dëshira e Kosovës për t’i bashkuar këtij institucioni është një sinjal përkushtimi për demokracinë, sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve të saj.

“Dëshira e Kosovës për t’iu bashkuar Këshillit të Evropës është një sinjal i mirëseardhur i përkushtimit të saj ndaj demokracisë, sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve të saj”, ka shkruar ambasadori britanik.

“Është gjithashtu një shenjë e gatishmërisë dhe vendosmërisë për të mbështetur vlerat kryesore evropian dhe integrimet e mëtejshme ndërkombëtare. I dëshiroj suksese Kosovës!”, ka shkruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat