Analisti Politik, Agon Maliqi, ka thënë se qëndrimi i Francës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës nuk e konsideron si mbështetje.
Në një postim në Twitter ai ka shkruar se ambasada e Francës ka përdorur një formulim diplomatik, ku mes rreshtave ka bërë të ditur se mbështetja kushtëzohet me dialog.
“Fatkeqësisht nuk e lexoj këtë si mbështetje të Francës për anëtarësim në këtë moment. “
E ardhmja e Kosovës është si anëtare e KE” është formulim shumë diplomatik (e ardhmja mund të jetë edhe 2030). Mes rreshtave bëhet e ditur se mbështetja kushtëzohet me dialog”, shkruan ai në Twitter.