Ish-deputeti i LDK-së, Fetah Rudi ka përkujtuar nënën e gazetarit të gazetës “Bota sot”, Bardhyl Ajetit, Nexharijen e cila ndërroi jetë sot.
Rudi përmes një postimi në facebook, shkruan se i dhemb aq shumë që zonja Nexharije vdiq pa e ditur se kush ia vrau djalin.
Postimi i plotë:
"Veç një muaj para se të martohej ma vranë. Shpirti mos më daltë pa e ditë se kush ma ka vra djalin, se nuk i ka bë kurrkujt kurrgjë, vetëm të vërtetën e ka thenë".
Këto ishin fjalët nënës Nexharije, e cila sot mbylli sytë përgjithmonë, për tu bashkuar me Bardhylin për të cilin kishte aq shumë mall.
Më dhemb aq shumë, që vdiq pa e ditur se kush ia vrau djalin! Vdiq pa e parë drejtësinë për djalin e saj, Bardhylin, gazetarin e Bota sot që e vrau dora kriminale!
Lutemi për shpirtin tënd nëna Nexharije, shpresoj dhe besoj që nje ditë drejtësia për Bardhylin do të vijë!
Familjës Ajeti, i shpreh ngushëllime nga zemra për vdekjen e nënës Nexharije, nënës së Bardhyl Ajetit! Zoti e bekoftë!