Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar pasi MCC njoftoi për arritjen e marrëveshjes me Qeverinë e Kosovës, prej së cilës Kosova e ka përfituar projektin mbi 236 milionë Dollarësh për energji.
Sipas Bashës, vlera fillestare e marrëveshjes ka qenë 200 milionë dollarë, por që tash Qeveria Kurti ka arritur marrëveshjen finale për 236.7 milionë dollarë.
“Pra jo 200 milion sa kishte qenë, por marrëveshja finale është 236.7 milion dollarë.
A e mbani mend zhurmën kur na akuzonin “i keni humb 200 milionë?” Pra kanë rrejtë, siç bëjnë gjithmonë, dhe sigurisht se s’dalin me kërku falje. Nuk fiton propaganda, veq puna e ndershme, pikë!”, ka shkruar Basha.