Profesori vë në pah detaje nga mbledhja e ministrat e G7 që shuajnë shpresat për “Ballkanin e Hapur”

Aktuale

Profesori vë në pah detaje nga mbledhja e ministrat e G7 që shuajnë shpresat për “Ballkanin e Hapur”

Nga: M.H. Më: 14 maj 2022 Në ora: 23:20
Ministrat e G7

Gjatë ditës së sotme janë mbledhur ministrat e Puneve të Jashtme të shtatë vendëve më të industrializuara të botës, përkatësisht SHBA-së, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Japonisë, Frances, Italisë dhe Kanadasë.

Siç thuhet në komunikatën e përbashkët, vendet e G7 i bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog dhe të zbatojnë plotësisht dhe pa vonesë marrëveshjet e kaluara.

Në lidhje me këtë temë ka reaguar profesori universitar, Enver Bytyçi.

Ai u shpreh se në këtë komunikatë u përmend në disa here Ballkani Perëndimor, Kosova dhe Serbia mirëpo nuk u përmend iniciativa e “Ballkanit të Hapur”, përcjell “Bota sot”.

Duket qartë se Ballkani i Hapur është interes serb dhe si i tillë dëmton interesat e shtatë Fuqive më të mëdha industriale të botës, shkroi Bytyçi tutje.

Postimi i plotë

Sot ne Gjermani jane mbledhur ministrat e Puneve te Jashtme te shtate vendeve me te industrializuara te botes, perkatesisht SHBA-se, Gjermanise, Britanise se Madhe, Japonise, Frances, Italise dhe Kanadase!

Ata kane leshuar nje komunikate, ne te cilen permendin disa here Ballkanin Perendimor, Kosoven dhe dialogun e saj me Serbine. Gjithashtu vleresohet qendrimi i kater vendeve te rajonit, Shqiperise, Kosoves, Maqedonise se Veriut dhe Malit te Zi per mbeshtetjen e Ukraines gjate agresionit rus kunder saj. Por i kerkojne Serbise qe t'u bashkohet sanksioneve europiane e amerikane kunder Rusise.

Ajo qe bie ne sy ka te beje me faktin se ne asnje rrjesht e me asnje fjale nuk permendet Open Balkan. Nese kjo iniciative serbe do te ishte e dobishme per stabilitetin dhe paqen ne rajonin tone, kjo iniciative do te permendej dhe rekomandohej qe BH, Mali i Zi dhe Kosova te bashkoheshin me tri vendet e tjera.

Duket qarte se Ballkani i Hapur eshte interes serb dhe si i tille demton interesat e shtate Fuqive me te medha industriale te botes! Per pasoje demton edhe interesat e Shqiperise e te shqiptareve! Megjithate pervec Rames kesaj iniciative i eshte shtuar edhe nje gramafon tjeter serb, me emrin Dritan Abazovic! Zoti na ruajte!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat