Ish-komandanti i UÇK-së në Dukagjin, Daut Haradinaj ka takuar sot pjesëtarët e Njësitit "Shqiponjat e Zeza" në 24-vjetorin e themelimit.
Ai në një postim në Facebook ka thënë se ata kishin guximin e pashoq në luftë.
"Sot për nder të 24-vjetorit të themelimit të Njësisë “Shqiponjat e Zeza”. Njësi që tregoi guximin e pashoq të burrave dhe grave të cilët luftën për çlirim e ngritën lartë në frontet e fitoreve të njëpasnjëshme.
Nderim e mirënjohje për të rënët dhe të gjallët!", ka shkruar Haradinaj.