Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrullah Çeku, ka thënë se në mbledhjen e Qeverisë, është marrë vendim lidhur me për negocimin e Marrëveshjes sa Bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë Shtetërore të Arkivave Shtetërore dhe autoriteti i arkivave në Izrael “Yad Vashem-it” në fushën e Arkivave.
Këtë e ka bërë të ditur në një konferencë për medie, me ç’rast njoftoi se të shtunën do të nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëprodhimit të filmave me Francën.
“Unë besoj që është moment i rëndësishëm i fuqizimit të bashkëpunimit bilateral mes shteteve. Do të jemi atje për të nënshkruar një marrëveshje për bashkëprodhimin filmik me Francën”, tha Çeku.
Çeku tha se MKRS-ja po bënë thirrje për mbështetje financiare në art dhe trashëgimi kulturore për organizatat dhe artistes, me ç’rast kanë pranuar rreth 400 aplikime, krejt kjo në vlerë prej 2.3 milionë euro.