Deputeti gjerman Knut Abraham, i ka bërë thirrje Italisë e cila është duke udhëhequr me presidencën e Këshillit të Evropës, që ta vendos Kosovën në agjendën e takimit të 20 majit ku do të mblidhen në Torino Komiteti i Ministrave të shteteve që janë anëtare të Këshillit të Evropës.
Abraham në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se tani është momenti i duhur.
“Koha për të vepruar: I bëj thirrje qeverisë italiane që ta vendosë në agjendë propozimin e Kosovës tani, në mënyrë që të diskutohet në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Europës në Torino të premten. Momenti i duhur duhet të përdoret tani”, ka shkruar në Twitter deputeti nga CDU/CSU.
Abraham ka pasur një thirrje edhe për qeverinë gjermane.
“Qeveria Federale duhet ta mbështesë në mënyrë proaktive aplikacionin. Çështja tani është të mos humbni kohë”, ka shkruar ai.