Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës mund të ndodhë më shpejt sesa që mund të pritet, nëse merren për bazë kërkesat e ligjvënësve evropianë, në këtë rast atyre gjermanë.
Është deputeti gjerman, Knut Abraham nga CDU, i cili kërkon që aplikimi i Kosovës të jetë së më shpejtë në agjendën e Komitetit të Ministrave.
Ai i bërë thirrje këtij Komiteti që përbëhet nga shtetet anëtare të Këshillit të Evropës, që shqyrtimi i aplikimit të Kosovës të jetë në rend dite në agjendën e takimit që do të mbahet në fund të kësaj jave, përkatësisht me 20 maj.
Abraham tha të hënën se është momenti që në mbledhjen e së premtes në Torino të Italisë, të diskutohet kjo çështje.
“Koha për të vepruar”, shkroi ai në Twitter.
“I bëj thirrje qeverisë italiane që tani ta vendosë në rend dite kërkesën e Kosovës, në mënyrë që të diskutohet në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës në Torino të premten”, shkroi Abraham.
“Momenti i duhur duhet të përdoret tani”.
Aplikimin e Kosoëvs për anëtarësim në Ke e kanë mbështetur dhe përkrahure dhe ambasadorët e Gjermanisë e Francës në Kosovë.
Të enjten, kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, ka dorëzuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës.