Partia e Ramush Haradinajt, AAK ka thënë se marrëveshja 200 milionëshe e nënshkruar këtë javë në Washington nga ministrja Artane Rizvanolli është meritë e qeverisë së PAN-it
E ndaj kësaj deklarate, ka reaguar analisti politik, Krenar Shala.
Ai e pyeti Haradinajn se pse nuk e nënshkroi atë marrëveshje sa ishte në qeveri, por u dashtë me e prite me e nënshkru qeveria Kurti!?
“Le t'shpresojmë që ky është mandati i juaj i fundit si politikan! Do të ishte jo vetëm lajm fantastik, por edhe për festë 1-mujore!”, shkroi Shala në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Niher thojke Kurti na humbi 200 milion euro pasi e refuzoi gazin amerikan! Tash po thotë kjo osht punë e jemja nënshkrimi i marrëveshjes së MCC. E pse nuk e nënshkrujshe ti marrëveshjen me MCC-në, po u dashtë me e prite me e nënshkru qeveria e tanishme?
Le t'shpresojmë që ky është mandati i juaj i fundit si politikan! Do të ishte jo vetëm lajm fantastik, por edhe për festë 1-mujore!