Jetmire Vrenezi deputete e LVV-së është dënuar me tre vjet burgim sot nga Gjykata Themelore.
Por, nëse asaj i duhet të jep dorëheqje atëherë vendin e saj do të zë Gresa Bytyqi- Kelmendi.
Bytyqi- Kelmendi në zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit të kaluar ka marrë 5334 vota.
Sot, Vrenezi u dënua për rastin “Abi Çarshia” me tre vjet burgim dhe 2 mijë euro gjobë.
Aktgjykimi është shpallur nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Kimete Kica.Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren, më 20 dhjetor 2019, ka ngritur aktakuzë ndaj Islam Thaqi, Jetmire Venezi, Egzonë Morina-Thaqi, Arian Taraku dhe Isë Bislimaj, të cilët po i ngarkon me veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.