Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri i shoqëruar nga deputetë të tjerë të Kuvendit të Kosovës, në Ditën Kombëtare të Mbretërisë së Norvegjisë, kanë pritur në takim ambasadorin e këtij shteti, Jens Erik Grondahl.
"Ambasadorit Grondahl, përfaqësues i shtetit e popullit mik Norvegjez, i përcollëm urimet e përfaqësuesve të populli të Kosovës, me ndjenjën më të mirë e respektin për përkrahjen e madhe në të gjitha etapat", u shpreh ai.
Tahiri ka bërë të ditur se nga ambasadori Grondahl kërkoi përkrahjen e Norvegjisë në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
Republika e Kosovës, zyrtarisht ka aplikuar për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.
Aplikimin në Strasburg të Francës ku e ka selinë KiE e dorëzoi Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.