Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot ka pritur në takime të ndara ambasadorët dhe të ngarkuarit me punë të shteteve të Quintit.
Osmani ka takuar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, ambasadorin e Italisë, Antonello De Riu, ambasadoren e Francës Marie-Christine Butel dhe të ngarkuarit me punë të ambasadës së Britanisë së Madhe Jacob Webber dhe të Gjermanisë Jan-Axel Voss.
Në këto takime u diskutua mbi zhvillimet e fundit në vend, rajon dhe kontinentin evropian, me theks të veçantë në koordinimin në politikën e jashtme, njofton Presidenca e Kosovës.