Zyra e presidencës përmes një komunikate për media, njofton se Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot ka pritur në takime të ndara ambasadorët dhe të ngarkuarit me punë të shteteve të Quintit.
Në takime ajo priti ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, ambasadorin e Italisë, Antonello De Riu, ambasadoren e Francës Marie-Christine Butel dhe të ngarkuarit me punë të ambasadës së Britanisë së Madhe Jacob Webber dhe të Gjermanisë Jan-Axel Voss.
Osmani me ambasadorët dhe të ngarkuarit me punë të shteteve të Quintit ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, rajon dhe kontinentin evropian.
Me theks të veçantë në koordinimin në politikën e jashtme, thuhet në njoftim.