Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka prezantuar sot Kabinetin për “Qeverinë në hije’, i cili do të ketë 15 Departamente.
E me këtë vendim, ka ironizuar analisti politik, Xhevdet Pozhari.
Ai në një postim në rrjetin social Facebook tha se pas kësaj qeveria, na duhet një "Qeveri në diell".
““Qeveria në hije" po bëhet. Tash na vyen edhe një "Qeveri në diell" për mu rrezit. E, kismet po ta furnizojmë Evropën me politikanë”, u shpreh Pozhari, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
"Qeveria në hije" po bohet. Tash na vyen edhe një "Qeveri në diell" për mu rrezit. E, kismet po ta furnizojmë Evropën me politikanë.
Ishalla na i pranon këto vlera naj kush.