Njohësi i politikës turke, Shpend Krasniqi, vlerëson se Turqia ka mundësi ta kundështojë anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.
Ai, në Edicionin Special në Klan Kosova, megjithatë tha se ka shenja që kundërshtim nuk do të ketë veçse do të ketë kushte nga Turqia për pranimin e vendeve nordike në NATO.
“Presidenti Erdogan ka reaguar dhe e ka kundërshtuar anëtarësimin e tyre në NATO pasi sipas tij këto dy vende i mbështesin terroristët dhe i strehojnë disa anëtarë të PKK-së që është organizatë e njohur terroriste. Anëtarësimi bëhet përmes votës unanime të të gjithë anëtarëve dhe nuk është hera e parë që ka kundërshtime për anëtarësimin e ndonjë vendi”.
“Turqia mund ta kundërshtojë. Mirëpo, sipas shenjave që i ka dhënë presidenti Erdogan dhe ministrit të Jashtëm nuk pritet të ketë pengesë për anëtarësim, por kushte që të pranohen aty. Kushte siç është heqja e sanksioneve të armatimit ndaj Turqisë dhe njohja e organizatës PKK si terroriste”, tha Krasniqi.