Pak minuta para se të shpallet aktgjykimi ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit, ka folur për media vajza e këtij të fundit.
Ajo ka thënë se presin lirimin e babait të saj. Sipas saj, edhe pritjet e avokatëve janë pozitive.
Anëtarët e OVL e UÇK'së mblidhen për ta përcjellë seancën ndaj Gucatit dhe…
“Ne si familje jemi shumë të emocionuar, por jemi optimist që kësaj here drejtësia do të marr vendimin e duhur dhe të gjithë të kthehen në pafajësinë e tyre. Sot personalisht s’kam biseduar por që nga fillimi ata kanë qenë të bindur për pafëjësi dhe pritjet e tyre janë pozitive. Edhe pritjet e avokatëve janë pozitive. Besojmë që ky gjykim do të jetë pozitiv”, ka thënë ajo.