Vajza e Jakup Krasniqit, Gresë Krasniqi ka reaguar pas dënimit të Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Krasniqi ka thënë se sot drejtësia ndërkombëtare dështoi.
Tutje ajo tha se për popullin e Kosovës Hysni Gucati e Nasim Haradinaj janë të pafajshëm dhe çlirimtarë.
“Për popullin e Kosovës, çlirimtarët Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj janë të pafajshëm dhe çlirimtarë. Sot drejtësia ndërkombëtare dështoi!”, ka shkruar ajo
Gucati e Haradinaj u dënuan për publikimin e dokumenteve të Speciales, me nga 4 vjet e gjysmë burgim, ku u llogaritet edhe koha e paraburgimit.