Kryeministri Albin Kurti gjatë një takimi me senatoren Joni Ernst në Uashington ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së në të gjitha fushat dhe përkrahjen e Gardës Kombëtare të Iowas për ngritjen e kapaciteteve dhe zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Kurti theksoi se mbështetja e tillë është bërë edhe më e domosdoshme pas agresioni ushtarak rus në Ukrainë dhe aleancës ushtarake midis Serbisë dhe Rusisë.
Në takim u bisedua për zgjerimin dhe thellimin e partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Veçanërisht bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe fushat zhvillimore.