Një sherr mes dy familjeve ka ndodhur sot në Klinë, ku të plagosur kanë mbetur dy persona nga të shtënat e armë zjarri, në rrugën “Abedin Rexha”.
Gazeta ka raportuar se njëri nga personat e plagosur është djali i asamblisitit të Vetëvendosjes në këtë komunë, Zafer Gashit, Fitimi Gashi, ndërsa personi tjetër i plagosur është Rasim Sali Dakaj( 1957).
Lidhur me rastin ka reaguar asamblisti i Vetëvendosjes në Klinë Zafer Gashi, djali i të cilit tashmë i është nënshtruar një operacioni.
Sipas Gashim sot pati tentim vrasje të kurdisur ndaj tij, ku mbeti i plagosur djali i tij por që gjendja shëndetësore e tij është stabile,
Siç thotë ai, plumbat që goditën djalin e tij, i shkrepën Maliq dhe Rasim Daka për të cilët thotë se e “prenë në besë”.
“Ky skenar vrastar ishte i kurdisur dhe i planifikuar nga Maliq Daka”, thotë ai tutje.
Reagimi i plotë:
Të nderuem familar tê mi .
Të nderuem qytetar te Klinës.
Shumë të respektuar miqë e shok.
Ju falenderoi për intersimin për shèndetit e djalit tim të plagosur sot nga vrases të porositur .
Sot me 18 maje 2022 pati tentim vrasje ndaj meje ku mbeti i plagusoru djali im Mr.ph. Fitim Gashi.
Gjendja e ti shëndetsore është në stabilizim.
Do ti kemi dy operacione për ta hjekur plumbin e shkrepur nga Maliq Daka dhe Rasim Daka nga Ceroviku ndaj djalit tim .
Me preu në besë Rasim Daka e Maliq Daka.
Unë dhe djali skishim kurfar fjalosje me te ne ishim në mbrojtje të avokatit Veton Puka te cilin e sulmuan po sa doli nga zyra e ti e punës. Ne smund ta lenim vetem Avokat Vetoni pas zenkes qe pat në zyre me Maliq Daken donim ta percjellim Avokatin deri në shtepi te ti.
Maliq Daka e ftoi djalin e ti, vellaun e ti , djalin e vellaut dhe nje tjetre dhe ishin te armatosur te katertit. Ky skenar vrastar ishte i kurdisur dhe i planifikuar nga Maliq Daka.
Ata të armatosur ( kater veta) kishin zenë pusi dhe menjeher na sulmuan me armë e cila e plagosi rënd djalim tim .
Me zakone shqiptare ju drejtova me duar lart :
O Maliq Daka fale kesaj here Veton Puken se a me mua ; ndoren tem e te zotit ashte, por vrasiesit nuk pyten dhe i shkrepen armet.
Me vjen keq për ngjarjen . Tradhta e ka qmimin e vetë. I deshiroi sherim të shpejtë djalit tim.
Ju jamë mirënjohes të gjithëve për perkrahje.