Sot Gjykata Speciale ka shpall fajtorë, krerët e OVL-UÇK-së, Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinaj.
Ata u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim dhe gjobë prej nga 100 euro.
Për këtë ka reaguar familja e Haki Imerit, e cila ka thënë se drejtësia nuk duhet të pengohet nga askush.
Sipas tyre, ata që e pengojnë drejtësinë për të ndriçuar vrasjet politike mund të përballen me drejtësinë herët a vonë.
Shkrimi i plotë:
Verdiktet Gjykates Speciale jane te respektuara dhe te pranuara. Drejtesia nuk duhet te pengohet nga askush. Ata qe e pengojne drejtesine per te ndriçuar vrasjet politike mund te perballen me drejtesine heret a vone.
Thaçi dikur kishte pasur nje mendim te sakte ne lidhje me themelimin e kesaj Gjykate dhe per kete mendim vizionar duhet hequr kapelen..
I deshirojme suksese te metutjeshme Gjykates Speciale ne proceset e ardhshme dhe shpresojme qe liberalizimi i vizave te ndodhe sa me pare.