Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq përsëri ka kundërshtuar Ballkanin e Hapur.
Për këtë, ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri thotë se, me këtë i dha një leksion kryeministrit malazez Dritan Abazoviqit por edhe të tjerëve që po e mbështesin këtë projekt.
Ajo Ballkanin e Hapur e quan projekt heghemon serbo-rus.
Postimi i plotë:
Presidenti i Malit të Zi, Gjukanoviq sot përsëri e bëri të qartë se kundërshton 'Ballkanin e hapur' - me këtë rast i dha një leksion të qartë kryeministrit adoleshent të Malit të Zi por edhe disa tjerëve që mbështesin këtë projekt hegjemon serbo-rus.