Ish nënkryetari i Organizatës së veteranëve të UÇK-së, Nasim Haradinaj, është dënuar sot nga Gjykata Speciale me 4 vite e gjysmë burg,
Nasim Haradinaj bashkë me Hysni Gucatin janë dënuar me 4 vjet e gjysmë burgim, duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim dhe me gjobë prej 100 euro e cila duhet të paguhet deri më 18 korrik 2022.
E përmes një postimi në facebook, për dënimin e Nasim Haradinajt, ka reaguar vëllai i tij, Agroni.
“I dashuri vlla Nasim ishim përgatitë për ta festuar lirimin tënd,... po ani more burrë ne me dhimbje jemi mësuar”, ka shkruar Agron Haradinaj, përcjellë “Bota sot”.