Opinonistja Kimete Berisha, përmes një postimi në facebook ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale për Nasim Haradinajn e Hysni Gucatin, të cilët u dënuan me nga 4 vite e gjysmë burgim.
“Me ato kravata kuq e zi, gjynah i Zotit.. Po, hiqni ato shqiponja se kush hajrin nuk ua ka pa. Veç sherr, burg, vdekje, izolim, tragjedi, përndjekje,ka sjellur dashuria për Kosovën. Veç pare, lezet, kënaqësi, sevdá, lumturi dhe dashni u ka sjellur urrejtja për Kosovën”, ka shkruar ndër tjerash Berisha, përcjellë “Bota sot”.
Sipas Berishës, ata që e urryen Kosovën fituan më së shumti.
“As mos qesh kishe mua nuk po ma ndin që më dënon Serbia në emër të popullit të Kosovës. Mos qesh, se askujt nuk i dhimbsesh. Atyre që iu dhimbsesh me shpirt - ata kanë vdekur. Mos qesh as prej zemrës t'plastë”, shkruan Kimete Berisha.
Postimi i plotë:
Me ato kravata kuq e zi, gjynah i Zotit..
Po, hiqni ato shqiponja se kush hajrin nuk ua ka pa.
Veç sherr, burg, vdekje, izolim, tragjedi, përndjekje,ka sjellur dashuria për Kosovën.
Veç pare, lezet, kënaqësi, sevdá, lumturi dhe dashni u ka sjellur urrejtja për Kosovën.
Jemi rritur me dashuri të madhe, aq shumë dashuri kemi pasur për Kosovë sa që as fustane që i kanë ngjyrat e flamurit të Serbisë nuk kemi veshur.
Edhe sot më ka mbetur rrémi që kuq e bardhë e kaltër mos m'ii kombinu kurrë...
Kush fitoi pra nga dashuria për Kosovën?
Ata që e urryen Kosovën fituan më së shumti!
- Kush u knaq me Lirinë e Kosovës?
- Ata që punuan kundër lirisë së saj.
Kosova kaq shumë punon kundër vetvetes, sikur t'i pëlqej robëria, një shtet mazohist që i pëlqen dhuna, poshtërimi dhe pushtuesi (i ngrit lart vetëm ata që e ulin poshtë).
Ti sot e ke Shqipërinë aleate të Serbisë, nuk e ke as Shqipërinë pra - hiqu ti shqiponjës, po shko mbjelle naj lehë qepë n'katund tëndin.
Që, kurrgjë vetes sot nuk i kisha dasht' veç me pas një bahçe, 3 pula dhe një lopë.
As mos qesh kishe mua nuk po ma ndin që më dënon Serbia në emër të popullit të Kosovës.
Mos qesh, se askujt nuk i dhimbsesh.
Atyre që iu dhimbsesh me shpirt - ata kanë vdekur.
Mos qesh as prej zemrës t'plastë.
Më vjen shumë keq, prej vitit 1999 Serbia (në emër të Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me shqiptarët), i përndjek ushtarët e UÇK-së veç pse e kanë çliruar Kosovën, ende po e paguajnë.
Haga (në emër të popullit të Kosovës) i dënon me burg ushtarët e UÇK-së, kurse Albin Kurti i varfëron.
Aq shumë i urren, aq askushi i duken ish ushtarët e UÇK-së, sa që dëshiron t'i shoh kah durojnë urie, vetëm atyre nuk pranon t'ua rris pensionet.
Ky përjashtim i ish ushtarëve të UÇK-së nga rritja e pensioneve është sjellje antikombëtare dhe veç një çetnik i përbetuar vepron kështu.
P.S. E kam përjetuar luftën, kam duruar urie,
e kam përjetuar kolonën e gjallë, e kam përjetuar tmerrin e dëbimit e zjarrin, kam vdekur 'pak'...
dhe qe erdh dita një turko-shqiptar i Prizrenit të vendos nga karrigia e politikës kriminale të ma 'zhduk emrin'...
Kush kish thënë se vjen dita që ai që nuk e ka përjetuar luftën, ta shkatërron ty jetën për së dyti, anipse ty s'a lë shenjë, ti nuk ndjen, se ti në njëfar mënyre 'ke 'vdekur' në luftë....
prandaj lufta e paramilitarëve të Albin Kurtit me UÇK-në është e humbur, sepse ky i lufton ata që kanë 'vdekur' një herë.
Kosova është varr për çlirimtarët, për patriotët, për dijetarët dhe për njerëzit e urtë e të ndershëm.
Është parajsë për bashkëpunëtorë e Serbisë (pasardhësit e tyre), për turkofilët, për antishqiptarët, për të padijshimit dhe për hajnat.
Ish ushtarët e UÇK-së janë të varfër, të humbur, të izoluar, të harruar, të nënçmuar dhe të 'parëndësishëm', duke i dhenë përgjegjësi Kosovës në akuzën 'Pse më ke çliruar'!