Nën tensione përfundon seanca në Kuvend, nuk ka kourum për rezolutën e propozuar nga AAK-ja

Aktuale

Nën tensione përfundon seanca në Kuvend, nuk ka kourum për rezolutën e propozuar nga AAK-ja

Më: 19 maj 2022 Në ora: 07:21 Përditësuar në ora: 10:53 më 19.05.2022
Kuvendi i Kosovës

Seanca nis me një minutë heshtje për të rënët në masakrën e Dubravës

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës, ka nisur me një minutë heshtje në nderim të të rënëve në 23-vjetorin e masakrës në burgun e Dubravës.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen paraditen e sotme në një seancë të re që është planifikuar të nisë në ora 10:00.

Seanca do të ketë këtë rend të ditës: Deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, miratimi i procesverbalit nga seanca plenare e mëparshme, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Turizmin, shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-113 për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-133 për Komisionerin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Pas përfundimit të punimeve të kësaj seance, do të vijohet me punimet e seancës së papërfunduar të datës 14 prill.

Përkatësisht me debatin parlamentar për sigurinë në vend.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat