Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 23-vjetorin e Masakrës së Dubravës, në të cilën regjimi gjenocidal serb prej 19-24 maj 1999, vrau brenda burgut 160 të burgosur shqiptarë dhe plagosi 300 të tjerë.
Ajo ka thënë se pllaka me emrat e të vrarëve e vendosur në hapësirën e Burgut të Dubravës do të jetë dëshmi e përhershme e egërsisë së regjimit gjenocidal serb.
“Ai mbajti padrejtësisht në burg shqiptarët, e më pas i ekzekutoi barbarisht. Ky krim makabër mbetet ende i pandëshkuar. Ka dëshmitarë të mbijetuar, ndaj drejtësia duhet ta bëj punën e vetë duke sjellë autorët e krimit para përgjegjësisë”, thuhet në përkujtimin e Presidentes Osmani.
Tutje, ajo ka theksuar se lufta e Kosovës për liri dhe shtet do të vuloset kur drejtësia të vihet në vend për të gjitha krimet që ka bërë regjimi serb.
Masakra në Burgun e Dubravës ka ndodhur nga 19 deri më 22 maj 199. Në Dubravë të Istogut ka ekzistuar burgu famëkeq i Dubravës, ku forcat policore serbe, gardianë e paramilitarë serb prej 19-22 maj 1999 kanë vrarë e masakruar në këtë burg 97 të burgosur shqiptarë, nga viset e ndryshme të Kosovës.