Ish-këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Erolld Belegu, tashmë ka filluar rrugëtimin e tij në një profesion tjetër.
Karriera e Belegut do të vazhdohet në muzikë.
Ai ka filluar të bëhet këngëtar, ku tashmë ka publikuar këngën e parë.
Belegu në kohën e Qeverisë së Ramush Haradinajt ka shpenzuar nga taksat e qytetarëve 35 mijë euru.
Këtë shumë e ka dhënë analisti politik Xhevdet Pozhari.
Sipas tij, Belegu për bileta të aeriplanit ka shpenxuar afër 12 mijë euro, kurse për mëditje mbi 6 mijë euro.
Belegu ka shpenzuar edhe mbi 4 mijë euro të tjera, por që nuk janë të specifikuara se për çfarë bëhet fjalë.
Postimi i plotë:
Qyky është ish këshilltari i Ramush Haradinajt. Tash në pleqni ka vendos me u bo këngëtar.
Por, ky nga taksat tona në kohën e Qeverisë Haradinaj ia shpenzuar 35 mijë euro.
Erolld Belegu:
- Për bileta të aeroplanit ka shpenzuar 11 mijë e 867. 27 euro,
- Mëditje 6 mijë e 174.93 euro dhe
- Në rubrikën “shpenzime tjera” për të cilat nuk specifikohet cfarë, ai ka shpenzuar 4 mijë e 603.52 euro.
Krejt kabineti i Ramush Haradinaj pati harxhuar gjysmë milion euro, vetëm për dreka dhe darka.
Hajgare kanë bo këta njerëz me këtë vend. E kanë zhvatë këtë shtet pa merhamet.