Ish-përfaqësuesi politik i UÇK-së, Bardhyl Mahmuti ka thënë se thotë se LDK u formua nga strukturat e Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë.
Gjatë një interviste televizive, Mahmuti ka deklaruar se LDK, është një transformim i strukturave të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë në një forcë politike të caktuar.
“Strukturat e Lidhjes socialiste të popullit punonjës kanë qenë në çdo fshat në çdo bashkësi lokale, në çdo lagje dhe me automatizëm dorëzohen librezat e tyre partiake dhe kaluan në LDK”, theksoi ai. Ky proces i transformimit të saj ka qenë një proces pozitiv sepse ndërprehet ajo formë e perceptimit të strukturave politike të Kosovës si pjesë e strukturave që lidheshin me Jugosllavinë”, ka thënë Mahmuti.
Këto deklarata kanë nxitur reagime të shumta në radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe përkrahësve të presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova.
Analisti Nexhat Haziri, në një postim në Facebook, ka shkruar se LDK-në e Ibrahim Rugovës nuk e vlerëson dikush si Bardhyl Mahmuti.
Ai theksoi se Mahmuti me deklaratën për LDK-në dhe politikën e viteve të 90-ta u mundua ta manipulojë opinionin.
“LDK-në e Ibrahim Rugovës nuk mund ta vlerëson dikush si Bardhyl Mahmuti, të cilin qytetarët shqiptarë në MV e kanë refuzuar estetikisht në çdo proces zgjedhor. Si një mashtrues ordiner, karakteristikë kjo e marksist-leninisteve, Bardhyl Mahmuti në një paraqitje televizive mbrëmë, u mundua ta manipuloijë opinionin sa i përket zhvillimeve politike të viteve te ‘90-ta në Kosovë. Me të akuzu Bardhyl Mahmuti për komunizëm, është e njejtë si me të akuzu Shefqet Krasniqi për radikalizem islamik (n.h)”, është shprehur ai.