Kurti: Kosova ka indikatorët që të shndërrohet në një lloj Estonie të Evropës Juglindore

Aktuale

Kurti: Kosova ka indikatorët që të shndërrohet në një lloj Estonie të Evropës Juglindore

Më: 19 maj 2022 Në ora: 18:36
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kurti në SHBA ka takuar drejtuesit e disa prej kompanive të njohur teknologjike.

Ai thotë se ka ftuar investitorët e huaj që të investojnë në Kosovë dhe të shtojnë fitimet e tyre por duke ndihmuar edhe punësimin në Kosovë.

“Kemi ftuar bizneset shqiptaro-amerikane dhe bizneset amerikane të investojë në Kosovë dhe të fitojnë”, tha ai.

I pari i ekzekutivit thotë se rinia e Kosovës janë të përgatitur mirë dhe njohin gjuhën angleze dhe një pjesë e madhe edhe gjuhën gjermane.

“Në Kosovë janë 650 kompani vetëm në fushën e teknologjisë së informacionit. 10% e tyre janë në pronësi të huaj, 21% në pronësi të përzier. Kosova ka indikatorët që të shndërrohet në një lloj Estonie të Evropës Juglindore”.

Kujtojmë, Estonia është ndër vendet e Evropës që ka pasur një zhvillim të hovshëm në aspektin e teknologjisë.

Softueri i njohur për audio dhe videolidhje “Skype” ka qenë produkt estonez para se të blihet nga Microsoft.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat