Besnik Berisha ka thënë se kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati dhe nënkryetari i saj, Nasim Haradinaj janë viktima të juristëve që i këshilluan keq.
Avokati, Besnik Berisha, ka cilësuar dy të burgosurit si viktima të juristëve të keq këshilluar, duke aluduar në avokatin Tomë Gashi.
Sipas tij, u kanë thënë se “të qenurit pjesë në lista dhe skandaleve të veteranëve janë të kundërligjshme, të rrezikshme për ata që do pasonin dhe për tani”, me pretendimin se një gjë e tillë do mund të përdorej në krijimin e një rrethane rënduese për masën e paraburgimit.
Sipas Berishës, vendimi i Gjykatës së Hagës s’është asgjë tjetër përpos një “harrnim i dinjitetit faktik”.
Ai ka theksuar se gjyqtari përgjegjës në drejtimin dhe vendimmarrjen e procesit gjyqësor, nuk ka lënë vend për të besuar se nuk po konsideron si fajtorë të dyshuarit.
“Dhomat e Specializuara i marr si tërësi, nuk mund t’i ndaj”, ka thënë Berisha gjersa ka theksuar se 4 të dyshuarit po konsiderohen si “fajtorë, njerëz që po i ikin lirisë e shkaktojnë kaos”, tha ai.