Pas takimit me senatorin Chris Murphy, kryeministri Albin Kurti u takua edhe me senatorët Jeanne Shaheen dhe Thomas Tillis.
Kurti u shpreh se është kënaqësi t’i takoj përsëri, kësaj radhe në Washington D.C.
Në këtë takim u diskutua për veprimet e Qeverisë në luftimin e krimit dhe korrupsionit dhe për rritjen e bashkëpunimint ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së.
Kurti tha se luftimi i korrupsionit dhe reformat demokratike janë çelësi i suksesit ekonomik të një vendi dhe stimujt e zhvillimit ekonomik në Kosovë.
Duke pasur parasysh potencialin e Kosovës dhe interesimin e qeverisë për të mbështetur sektorin e Teknologjisë së Inovacionit, senatori Tillis e ftoi Kurtin që të konsiderojë për mundësi bashkëpunimi edhe shtetin e Karolinës së Veriut (North Caroline) që ka rritjen me të shpejtë në industrinë bioteknike.
Senatorja Shaheen dhe senatori Tillis falënderuan edhe një herë Kosovën dhe institucionet e saj për rreshtimin me botën demokratike në dënimin e agresionit të paprovokuar të Federatës Ruse ndaj Ukrainës dhe kryeministrin Kurti për strehimin e afër 1500 qytetarëve afganë të evakuuar në Kosovë.